Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës.
Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa konfirmimi u është komunikuar zyrtarisht anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e dërguar anëtarëve, të cilëve u kërkohet të marrin masat për pjesëmarrjen.
Ky zhvillim raportohet nga Top Channel. Në këtë mbledhje pritet që fokusi kryesor të jetë përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave në të 46 bashkitë.










