Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë

    742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv

    Aktakuzë për dhunën në Zveçan më 2023, i dyshuari akuzohet për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë
    Kryesore

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë

    November 10, 2026

    Shqipëria synon të jetë një aktor aktiv në sigurinë europiane dhe në përballimin e kërcënimeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë. Këtë mesazh përcolli ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, në konferencën ndërkombëtare “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”, të zhvilluar në Tiranë.

    Në aktivitet morën pjesë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Ambasadës Italiane, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe delegacione nga vendet e rajonit.

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës. Ne jemi pjesë e derës së saj kryesore. Kjo derë duhet të jetë e sigurt”, deklaroi Demo, duke theksuar se siguria e vendit është e lidhur drejtpërdrejt me atë të Europës dhe se asnjë shtet nuk mund t’i përballojë i vetëm kërcënimet e reja.

    Ministri renditi ndër sfidat kryesore krimin ndërkombëtar, trafikimin e paligjshëm, sulmet kibernetike dhe format e reja të kriminalitetit, të cilat zhvillohen përtej kufijve dhe shpeshherë lëvizin më shpejt se institucionet. Përballë tyre, sipas tij, nevojiten struktura më të forta, shkëmbim i shpejtë informacioni, investime në teknologji dhe operacione të përbashkëta.

    Duke iu referuar Raportit të Komisionit Europian për vitin 2026, Demo tha se progresi i Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar është evidentuar edhe nga institucionet europiane. Ai veçoi tre zhvillime: thellimin e bashkëpunimit me vendet anëtare të BE-së dhe agjencitë europiane, shtimin e operacioneve kundër narkotikëve dhe rritjen e patrullimeve të përbashkëta, si dhe forcimin e kapaciteteve për gjurmimin e aseteve kriminale.

    Përparim, sipas ministrit, është shënuar edhe në rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit kibernetik.

    Megjithatë, ai pranoi se raporti evidenton edhe fusha ku kërkohen rezultate të mëtejshme, veçanërisht në hetimet financiare dhe ndjekjen penale të veprave që lidhen me krimin financiar, krimin kibernetik, trafikimin dhe armëmbajtjen e paligjshme.

    Demo nënvizoi gjithashtu nevojën për më shumë kapacitete teknike në analizimin e provave digjitale dhe për mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

    Në fjalën e tij, ministri iu referua edhe takimit të ministrave të Brendshëm të vendeve të rajonit, të mbajtur javën e kaluar në Budva. Në atë takim u diskutuan sfidat e sigurisë në epokën digjitale, mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi online, mashtrimet në internet, trafikimi i migrantëve dhe zbatimi i Paktit për Migracionin dhe Azilin, në bashkëpunim me agjencitë europiane Frontex, EUAA dhe Europol.

    Një tjetër çështje e trajtuar në konferencën e Tiranës ishte instrumenti rajonal “Secure Meter 2026”, përmes të cilit maten perceptimet e qytetarëve për sigurinë dhe niveli i besimit në rajon. Demo vlerësoi se të dhënat e besueshme janë të rëndësishme për hartimin e politikave efektive dhe identifikimin e fushave ku nevojitet ndërhyrje institucionale.

    Në përfundim, ministri theksoi rëndësinë strategjike të Partneritetit të Sigurisë BE–Ballkani Perëndimor, duke nënvizuar se siguria në të dy anët e Adriatikut është e ndërlidhur.

    “Shqipëria nuk kërkon të mbrohet nga problemet e Europës. Ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes së tyre”, u shpreh Demo, duke rikonfirmuar angazhimin e vendit për një hapësirë europiane më të sigurt dhe më të qëndrueshme.

    Sipas ministrit, bashkëpunimi në fushën e sigurisë nuk është thjesht një prioritet, por një kusht i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve dhe përparimin drejt integrimit europian.

    Demo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës”, Demo: Duam të jemi pjesë e zgjidhjes së sfidave të sigurisë

    November 10, 2026

    742 lindje më shumë se vdekje në Shqipëri, Tirana kryeson me bilancin më pozitiv

    November 10, 2026

    Aktakuzë për dhunën në Zveçan më 2023, i dyshuari akuzohet për sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë

    November 10, 2026

    Marta Kos për protestat në Shqipëri: BE nuk mbyll sytë, qeveria të ulet në dialog me qytetarët

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.