Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka bërë kërkesë Sekretariatit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste dhe SPAK-ut, që të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së që zhvillohet të shtunën, më 14 nëntor. Ai kërkon që të jetë prezent fizikisht ose përmes një video-konference.
Ervis Çela, pedagog i ftuar sot në ‘Studio Live’ tha se pjemëmarrja e kryebashkiakut është një e drejtë legjitime, përderisa ai është anëtar i Partisë Socialiste.
“Është e drejtë legjitime e tij përderisa është antëtar i PS, sepse nuk është larguar. Lejen në këto momente mund t’i japë vetëm SPAK që të largohet nga qelitë e parburgimit dhe të bëhet pjesë e mbledhjes apo ti mundësohet të jetë i pranishëm online (përmes një video-konference). Veliaj është një nga zërat që duhet të dëgjohet te asambleja. Ne i kemi ndjekur letrat publike të Veliaj. Do të ishte një mundësi për të të kishte mundësinë e fjalës në asamblenë e PS. Unë gjykoj që do të ishte më me vend që të ishte edhe në mbledhjen e këshillit bashkiak. Nëse një vendimarrje për një kërkese është refuzuar njëherë nuk do të thotë se mund të refuzohet sërish”, tha ai.
Ndërkohë ish deputeti Petro Koçi i ftuar gjithashtu në studio tha se e shikon të vështirë faktin se Veliaj mund të marrë leje, teksa theksoi se sipas tij në asamble do të diskutohet rreth zhvillimeve të fundit në vend përfshirë edhe protestën. Ai shtoi se protesta e ka humbur dinjitetin e saj pas akteve vandale.
"Është e vështirë se deri tani SPAK nuk ka lejuar që Veliaj të marrë pjesë në aktivitet me natyrë publike, nuk besoj se do të realizohet. Mendoj se në asamble do të diskutohet për situatën politike në lidhje me protestën. Protesat e fundit me aktet e dhunës i kanë hequr dinjitetin protestës. Aktet e dhunës janë të papranueshme. Mendoj se ka edhe me nxitje që mund të jenë jodashamirës ndaj vendit dhe vetë protestës, dhe kjo krijon një impakt negativ. Ngjarje shumë të rënda ku edhe janë lënduar njerëz përveç dëmeve materiale. Unë e kam thënë edhe vite më parë në pushtet nuk vihet me protestë, vihet me votë. Nuk jam për ndryshim të sistemit, por ndryshime në sistem, si përshembull në Kushtetutë. Ndonjëherë më duket se Ramës i bëhet presion edhe për kusuret e Saliut. Protesta në fillim e eliminoi fare PD, por më pas kthyen në pozitë. Duhet një reagim më thelbësor për protestën, sepse nëse nuk lexohet mirë do ta pësojmë për zgjedhje", tha Koçi.
Çela nga ana tjetër tha se në vendin tonë nuk po zbatohen ligjet si duhet për të pasur një mirëfunksionim të shtetit.
"Problemi te ne është se nuk po zbatohen ligjet. Kur ne themi ndryshim sistemi duhet të shkojmë drejt atyre modeleve demokratike që kanë një mirëfunksionim, një garë dhe mertrokaci. Ne sot kemi një kuvend me pseudo deputet që nuk përfaqësojnë qytetatarët por kryetarin e tyre. Ndryshimi i sistemit është i detyrueshëm dhe i domosdoshëm. Ne kemi një administratë zgjedhore të politizuar. Këtu tek ne partia humbëse nuk i pranon zgjedhjet", tha ai.
Për Koçi PS duhet të ketë një reflektim brenda saj për mënyrën si funksionon.
"Për të ndryshuar qeverinë nuk ka nevojë për vulë nga asambleja. Unë besoj se do të diskutohet për zhvillimet aktuale, protestën edhe zgjedhjet vendore. PS duhet të ketë një reflektim si funksionon vet ajo. Mendoj se ka nevojë edhe për të riparë kodin ligjor. Këtu duhet një vizion politik", tha ai.









Komente
Komento