Kosova propozon angazhim në operacionet e sigurisë dhe policimit në Gaza

10 Nëntor 2026 | 18:54

Kosova ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar me personel ushtarak në misionet e sigurisë dhe policimit në Gaza, në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuse (ISF), për dislokimin e së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë nisur përgatitjet ushtarake pranë kufirit të enklavës palestineze së shkatërruar nga Izraeli.

Kosova është një nga gjashtë vendet që deri më tani i janë bashkuar ISF-së, krahas Shqipërisë, Indonezisë, Marokut, Kazakistanit dhe Ugandës. Ajo ka propozuar angazhim në misionet e sigurisë dhe operacionet e ruajtjes së rendit publik, kurse Kazakistani ka ofruar ndihmë mjekësore dhe logjistike, sipas mediumit izraelit Walla.

Qeveria e Izraelit i ka dhënë miratimin SHBA-sër vendosjen fillestare të rreth 250 pjesëtarëve të ushtrive partnere në Gaza. Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura hollësi për numrin e pjesëtarëve që Kosova mund të dërgojë, natyrën e angazhimit të tyre apo afatin e mundshëm të dislokimit të tyre në brendësi të territorit të Gazës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Parisi: Kosova është e pavarur, sa më shpejt Serbia ta kuptojë realitetin, aq më mirë për të

Kryeministri Edi Rama është pyetur në Paris, gjatë pjesëmarrjes në “Forumin e Paqes”, për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë...
18:49 | 10/11/2026

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është shtet i pavarur, gjatë...
17:40 | 10/11/2026

Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë për dhunën ndaj KFOR-it, policisë dhe gazetarëve në Zveçan

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj pjesëtarëve të...
16:19 | 10/11/2026