Ka humbur jetën 64-vjeçari që u aksidentua një ditë më parë në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, pas përplasjes së motoçikletës me një automjet.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të fshatit Haskovë, në Dropull. Sipas të dhënave, automjeti drejtohej nga një 35-vjeçar me inicialet E. R., banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, i cili u përplas me motomjetin që drejtohej nga 64-vjeçari T. A., banues në Dervician.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, 35-vjeçari E. R., është arrestuar nga Policia.
