Ekzekutohet me armë zjarri një 39-vjeçar shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit Pasi Top Channel arriti të sigurojë katër fletëanaliza të datave 27-29 tetor, të cilat tregojnë nivele të larta të aflatoksinës M1, ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon, ishte i ftuar kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula.
Gjatë intervistës, Sula foli për kontrollet e ushqimeve në pikat doganore, problematikat e konstatuara me importin e misrit dhe masat e marra për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.
Ai bëri të ditur se janë bllokuar dy subjekte që eksportojnë misër, ndërsa njoftoi se së shpejti në 13 pikat doganore të Shqipërisë inspektimet do të kryhen përmes një sistemi online, duke shmangur kontrollet me blloqe në dorë dhe pa informacion të plotë.
“Kemi bërë bllokimin e dy subjekteve që eksportojnë misër. Po ju jap një lajm ekskluziv sot këtu, së shpejti në 13 pikat doganore të Shqipërisë, nuk do të kemi më inspektim që bëhet me blloqe në dorë pa informacion, por do të jetë inspektim online nëpërmjet sistemit ku informacioni vjen online në Inspektorat edhe në AKU”, deklaroi Sula.
Kryeinspektori u ndal edhe te problematikat e konstatuara me misrin e importuar nga Serbia, i cili përdorej për ushqimin e kafshëve dhe rezultonte me përmbajtje aflatoksinë mbi normat e lejuara. Sipas tij, pasi u vu në dijeni për situatën në pikën doganore të Hanit të Hotit, mori masa ndaj nëntë inspektorëve.
“Brenda muajit mars kam konstatuar problematika për misrin me aflatoksinë që vinte nga Serbia dhe importohej nga subjektet shqiptare. Menjëherë sapo jam informuar, kam marrë masa dhe, së bashku me stafin tim, kam shkarkuar nëntë inspektorë të pikës doganore të Hanit të Hotit”, u shpreh ai.
Sula bëri të ditur se gjatë vitit 2026 janë kryer 3504 kontrolle për importet e ushqimit për kafshë, si dhe 54 kontrolle në terren në subjektet që importojnë dhe tregtojnë këto produkte.
Nga 53 mostrat e analizuara për praninë e aflatoksinës, janë konstatuar raste jo konforme, me nivele mbi normat e lejuara. Si rezultat, 105.6 tonë misër për ushqimin e kafshëve janë bllokuar. Prej tyre, 51.3 tonë janë asgjësuar, ndërsa 54.3 tonë të tjera vijojnë të jenë të bllokuara në proces asgjësimi.
“Nuk pretendoj se kemi bërë mrekulli, nuk pretendoj se kemi arritur standardet europiane, por rruga është një rrugë e nisur. Ju siguroj qytetarët se nga dita në ditë, nga java në javë dhe nga muaji në muaj, situata po përmirësohet”, deklaroi Sula.
“Po bëjmë të pamundurën për ta ndryshuar situatën rrënjësisht”, përfundoi kryeinspektori.
Top Channel