Një problem sigurie në Claude Code, asistentin e programimit me inteligjencë artificiale të kompanisë Anthropic, ka bërë që mbi 100 mijë dokumente të ekspozohen në internet. Mes tyre janë identifikuar edhe më shumë se 1 mijë raste me fjalëkalime dhe të dhëna konfidenciale të kompanive. Problemi u zbulua nga kompania e sigurisë kibernetike Apiiro, e cila e lidhi atë me mënyrën se si Claude Code ruan automatikisht preferencat dhe autorizimet e përdoruesve. Rreziku shfaqet kur skedarët që përmbajnë këto informacione kopjohen ose konfigurohen në pajisje të tjera, duke bërë që të dhënat të publikohen pa mbrojtje në platforma si GitHub, ku programuesit ruajnë dhe organizojnë kodet e tyre.