Kryeministri Rama është pjesë e një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i Paqes”. Bashkëbisedimi i kushtohet zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri. Së pari, zoti kryeministër, në Shqipëri ashtu si dhe në vende të tjera evropiane të rinjtë po demonstrojnë në rrugë. Çfarë kanë të përbashkëta këto protesta me ato që po ndodhin për shembull në Itali dhe në Francë dhe çfarë është unike për këto që kanë nisur pak më herë dhe me motivacion specifik, kështu që ju lutem e keni ju radhën.