Vendosni fjalën kyçe....

“Po ecim para me krijimin e Shtetit Bektashi” – Rama nga Parisi


Kryeministri Rama pohoi nga Parisi se puna për themelimin e Shtetir Bektashi po ecën para. Ai e bëri deklaratën nga Forumi i Paqes në Paris që mbahet në datat 10-11 nëntor.

“Po punojmë për Shtetin Bektashi dhe le të shohim se ku do të mbërrijmë”, tha ai.

Lidhur me protestat në Tiranë kreu i qeverisë theksoi se ato janë si një tenxhere ku zien gjithçka nga ndikimi i Iranit, ANTIFA, grupet kriminale, partitë e opozitës, kostoja e jetesës, shqetësime mjedisore etj.

“Mendoj se kurdo e kudo ka një protestë, ka arsye mbi të cilat duhet reflektuar në përpjekje për të gjetur çfarë ka në sfond. Sfondi i kësaj proteste është mjaft komplekse. Është si një tenxhere ku zien gjithçka. Nga shqetësimi për mjedisin, gjepura anti-semite të ndezura nga armiqtë e vendit tonë, si republika Khomeiniste e Iranit, parti të mëdha e të vogla të opozitës që fshihen pas, iluzionet e ANTIFA-s, por edhe njerëz që kanë shqetësimet e tyre për kostot e jetesës e deri te njerëz të sjellë nga krimi i organizuar. Është një gjë tejet komplekse, që nuk duhet trajtuar në një mënyrë, por në disa mënyra. Buxheti i ri përmes masave të mara do e lirojë pak presionin e kostos së jetesës. E shoh, sepse e shoh edhe në Francë sesa komplekse është, pavarësisht se konteksti është ndryshe”, shtoi Rama.