Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, dhe Oerd Bylykbashin nga Partia Demokratike, teksa vendi zhvillon zgjedhjet lokale më 9 maj 2027. Takimi i kryediplomates evropiane me dy bashkëkryetarët Gjiknuri e Bylykbashi vjen një ditë pasi Komisioni i Posaçëm Parlamentar i Reformës Zgjedhore rinisi punën, por pa dakordësi mes palëve. Opozita vendosi veton, pasi kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, ndërsa mazhoranca paralajmëroi vijimin e punës e vetme, nëse Partia Demokratike nuk rikthehet në tryezë brenda 30 nëntorit. Mesazhi kryesor i ambasadores së BE-së ishte për cilësinë e Reformës Zgjedhore, që sipas saj, është po aq e rëndësishme sa koha kur ajo realizohet, ndërsa kërkoi nga dy bashkëkryetarët rezultate konkrete nga komisioni.