Rruga Tiranë-Durrës, Karakaçi: Hapet në dy muajt e parë të vitit 2027, zgjerimi do shkojë deri te Ura e Dajlanit
Rruga e re Tiranë-Durrës pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve në dy muajt e parë të vitit 2027. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë një interviste për Euronews Albania.
Karakaçi deklaroi se kanë përfunduar punimet për 5 kilometrat e parë të zgjerimit të këtij aksi, ndërsa aktualisht po punohet për vijimin e projektit deri mbi Qafën e Kasharit.
Sipas ministrit, projekti parashikon zgjerimin e superstradës gjatë viteve 2027-2028, duke e shtrirë projektin pothuajse deri në Durrës, në zonën e Urës së Dajlanit.
“Patjetër që rreth dy muajve të parë të 2027 ajo do të jetë e hapur për qarkullim. Por ajo çfarë është e rëndësishme për buxhetin dhe programin 2027-2029, programin afatmesëm të ministrisë, është që zgjerimi i kësaj superstrade është i financuar tërësisht dhe ne vazhdojmë me 2027-2028 me zgjerimin, pothuajse shkojmë deri në Durrës, aty ku mbaron edhe projekti në Urën e Dajlanit”, u shpreh Karakaçi.
Ministri foli edhe për një tjetër aks të rëndësishëm rrugor, atë Tiranë-Ndroq-Plepa. Sipas tij, në këtë segment kanë përfunduar 5 kilometrat e parë të punimeve, ndërsa janë lidhur kontratat për 10 kilometrat e tjerë.
Karakaçi bëri të ditur se në buxhetin e vitit 2027 është parashikuar edhe përmbyllja e financimit për këtë projekt.
Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria është drejt BE-së, por gjithçka varet edhe nga vetë Europa
Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter
Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore. Siguria është përgjegjësi e përbashkët
- 20:02 Trump i propozon postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, presidenti i UFC refuzon: Nuk dua të merrem me politikë
- 19:42 Çfarë dimë për Alice Huang, spiunen e dyshuar në qendër të skandalit Nvidia
- 19:25 Një tërmet i fortë godet Guatemalën, sa ishte magnuituda
- 19:18 Hegseth përmend Kosovën, teksa mbron veten nga nisma për shkarkimin e tij
- 19:15 Rama në Forumin e Paqes në Paris: Shqipëria është drejt BE-së, por gjithçka varet edhe nga vetë Europa
- 19:02 Ekzekutohet në mes të ditës shqiptari në Spanjë, autori e qëlloi disa herë dhe u largua me skuter