Piero Ausilio flet pas largimit: Lashë Interin më të fortë të viteve të fundit. Marotta? Nuk kemi komunikuar më Kjo pauzë për ndeshjet e kombëtareve ka bërë stafin teknik të Interit me dhimbje koke. Skuadra zikaltër, pas Lautaro Martinez që është tashmë në infermieri në harkun e pak orëve humbi edhe Ange-Yoan Bonny e Marcus Thuram, që të dy për probleme muskulare që do të vlerësohen më mirë në ditët e ardhshme.
Në një komunikatë, Interi bëri të ditur se Bonny këtë të martë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të cilat evidentuan një tërheqje muskulore në muskujt fleksorë të kofshës së djathtë. Një problem që do ta mbajë futbollistin jashtë fushave të lojës për të paktën 3 javë; hipoteza e parë është që, megjithëse termi “shqetësim muskulor” është mjaft i përgjithshëm dhe nuk jep shumë qartësi për shkallën e dëmtimit, rikthimi i tij në fushën e lojës mund të ndodhë mes transfertës së kampionatit ndaj Frosinones, më 5 dhjetor, dhe ndeshjes së radhës në transfertë kundër Dortmundit, tri ditë më vonë, në Champions League.Kështu, ai mund të mungojë në ndeshjet ndaj Atalantës, Shtutgartit dhe Genoas në kampionat, si dhe në një tjetër përballje me Genoan, këtë herë në Kupën e Italisë.
Përsa i përket Marcus Thuram, që ndjeu një tension muskular në bicepsin femoral të kofshës së djathtë gjatë ndeshjes me Comon në kampionat, njoftimi vjen nga kombëtarja franceze që konfirmoi pikërisht këtë problem me futbollistin që u vendos të linte Clairefontaine për t’u kthyer në Milano ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve më të detajuara nga stafi i Interit për të përcaktuar shkallën e dëmtimit muskular dhe për të përcaktuar kohën e rikuperimit.
Por telashet për Interin nuk mbyllen këtu. Një tjetër futbollist zikaltër la kombëtaren e tij për t’u kthyer në Appiano Gentile. Bëhet fjalë për Aleksandar Stankovic që la grumbullimin e përfaqësueses serbe. Në një komunikatë të Federatës Serbe theksohej se Stankovic gjatë stërvitjes ndjeu një dhimbje në ijen e djathtë dhe pas ekzaminimeve të kryera nga stafi mjekësor i skuadrës rezultoi se futbollisti kishte një dëmtim në aduktorin e kofshës së djathtë. Kështu, pas edhe një konsultimi me stafin mjekësor, u vendos që Aleksandar Stankovic të kthehet në Milano për të vijuar procesin e rikuperimit.
Top Channel