E thotë gazetari i famshëm: Ylli i Real Madridit ka 70 për qind shanse për t’u larguar në janar

Endrick është gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madridi në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi sulmuesi brazilian kërkon më shumë minuta për të vazhduar zhvillimin e karrierës.
Braziliani ka pasur shumë pak hapësira këtë sezon, duke regjistruar vetëm 85 minuta në La Liga dhe 56 minuta në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht se trajneri, Jose Mourinho ka deklaruar disa herë se dëshiron ta mbajë brazilianin në Madrid, dëshira e vetë futbollistit për të luajtur rregullisht mund të jetë vendimtare.
Por, gazetari i njohur Matteo Moretto ka zbuluar se mundësitë që 20-vjeçari të largohet nga “Santiago Bernabeu” në dimër janë rreth 70 për qind.
“Do të thoja se ekzistojnë 70 për qind mundësi që Endrick të largohet nga Real Madridi në formë huazimi në janar.

Edhe pse Mourinho ka thënë shumë herë se dëshiron që ai të qëndrojë, Endrick me të vërtetë dëshiron të luajë dhe të fitojë më shumë përvojë, kështu që vendimi do të jetë në duart e tij”, deklaroi ai.
Interesimi për shërbimet e sulmuesit brazilian është i madh, pasi në garë janë disa klube të njohura evropiane.
“Ka disa klube të Ligës Premier që e duan, Roma dhe Milani gjithashtu janë të interesuara. Nëse vendos të largohet, shumë klube do të jenë në pritje për të siguruar shërbimet e tij”.
“Nëse ai i tregon klubit se dëshiron të largohet në formë huazimi, Real Madridi nuk do ta pengojë”, shtoi gazetari italian.
Ndërkohë, drejtuesit e Real Madridit raportohet se do ta mirëprisnin mundësinë që Endrick të zhvillohej në një klub tjetër, por preferenca e tyre është që destinacioni i tij i ardhshëm të jetë jashtë Spanjës./Telegrafi/






































