Përfundoi pa një marrëeveshje për armëpushimin e plotë apo fundin e luftës, dita e parë e bisedimeve mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, takimi i së martës solli disa rezultate konkrete. Palët arritën marrëveshje për shkëmbimin në shkallë të gjerë të ushtarëve të burgosur. Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe krijoi gjithashtu një hapësirë kontakti mes palëve për të diskutuar çështje urgjente humanitare, duke shmangur komunikimin vetëm përmes fushës së betejës. Takimi i së martës në Abu Dabi ishte i pari ballë për ballë mes zyrtarëve rusë dhe ukrainas që nga shkurti.