Shtatë persona dërgohen në spital pasi një makinë përplaset me këmbësorë në Glasgow
Shtatë persona janë dërguar në spital pasi një makinë është përplasur me një "grup këmbësorësh" në Glasgow, bën të ditur policia.
Policia e Skocisë njoftoi se përplasja në rrugën "Hyndland Road", në pjesën perëndimore të qytetit, ka ndodhur të martën rreth orës 15:45, shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi.
Në një deklaratë thuhet: "Shtatë persona janë dërguar në spital për trajtim dhe vlerësim mjekësor pas incidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është kontrolluar nga personeli mjekësor në vendngjarje”.
Current scenes in Glasgow this evening as a car has hit a number of pedestrians. https://t.co/5niNxzeIfQ
— Tommy Robinson 🇬🇧 (@TRobinsonNewEra) November 10, 2026
"Efektivët e policisë ndodhen ende në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për incidentin, i cili po trajtohet si një aksident rrugor”.
"Rruga 'Hyndland Road' mbetet e mbyllur dhe qytetarët këshillohen ta shmangin atë zonë".
Shërbimi Skocez i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (SFRS) ka konfirmuar gjithashtu se është thirrur në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/




























