E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

“The Albanian Files, dëshmi e qeverisjes së Ramës”, Abilekaj: Hetimi i kryeministrit mbetet tabu për SPAK-un

Pranimi nga SPAK i kallëzimit për “The Albanian Files” është një nga temat e kësaj të marten ë studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus.

Gazetari Enton Abilekaj u shpreh se hetimi i kreut të qeverisë mbetet tabu për SPAK-un, ndërsa e cilësoi librin si një dëshmi të mënyrës se si Rama ka qeverisur vendin dhe ka ushtruar pushtetin politik.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për betonizimin, duke e lidhur atë me problematikat e përmbytjeve në qytete si Vlora dhe Durrësi.

Pjesë nga intervista:

Reklamë

Abilekaj: A është “The Albanian Files” një indicie për SPAK-un për të hetuar Ramën? Kjo nuk ekziston. Për SPAK-un, hetimi i Ramës është tabu. A ka shkelje ligjore? “The Albanian Files” është një dëshmi e qeverisjes së Edi Ramës, e raportit të tij me pushtetin politik dhe me vendin. Betonizimin e vendit tonë e ka bërë Rama. Pse përmbytet Vlora? Nga betonizimi? Edhe Durrësi përmbytet.

Dudushi: Vlora është përmbytur jetë e mot.

Abilekaj: Ne e dimë që përgjegjës është Edi Rama, nuk na duhet “The Albanian Files”. Po ta njohësh Edi Ramën, ti mund të bësh çfarëdo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.