Ilir Demailiaj dhe Nora Malaj janë të ftuar sot në episodin e fundit të “Topin e kam unë” me Grida Dumën.
Analistët nuk i ka kursyer replikat me të rinjtë mbi mënyrën sesi i shohin zhvillimet për protestën dhe ndryshimet politike që duhet të bëhen në vendin tonë.
Malaj: Ne kemi një faj, jo gabim, që në 36 vite e lamë vendin në tranzicion, nuk ndërtuam sistem. Unë kam ngrënë gaz lotsjellës, kam lëvizur mes plumbave të 1997-ës. Nuk e mbyllëm tranzicionin për të ndërtuar shtetin. Kjo shkaktoi metamorfozë dhe mbi 40% nuk deshën të votonin, hoqën përgjegjësinë dhe i dhanë pushtetin një partie. Nëse ne prindërit tuaj do të kemi të gjitha pushtetet, nuk ju dëgjojmë më, kthehet vetë në diktaturë. Bashkëbisedimi juaj më duket si “Liza në botën e çudirave”. Një ditë ishte Macja që ulëriti se i kanë kafshuar bishtin, në fakt e kishte kafshuar vetë. Ne jetojmë dy breza bashkë, por çfarë do të bëjmë. Ne brezi ynë e bëmë revolucionin, por nuk e çuam të plotë. Na bëri realizmi makiavelist dhe kishim frikë.
Demaliaj: Ti Kejdi, qëllimi yt është se je influencer dhe… Ju keni dalë në TV dhe keni dalë të thoni se ju kanë marrë lekë për diploma.
Artemisa: Shohim pamje varfërie, dhunë policore dhe ju thoni s’ka varfëri dhe dhunën e nisëm ne. Sa herë kemi pasur panelistë këtu, gjithnjë keni mbrojtur PS. Të njëjtën gjë po bëni dhe ju, vetëm nëse keni marrë pagesë jashtëzakonisht të madhe mund të bëni këtë gjë.
Danjel: I drejtoheni Kejdit për “like”, nuk është kryeministri yt që i urdhëron ministrat dhe të gjithë që të postojnë pafund në “Facebook”?
Demaliaj: Ti nuk e di se nga paguhem unë, unë 35 vjet nuk kam qenë në këtë vend.
Kejdi: Më parë personi (Demaliaj) më tha se më njeh, unë jo këtë. Donim debat brezash, jo debat me njerëz që mbrojnë Edi Ramën.
Demaliaj: Të kam parë këtu në emision, të duket vetja shumë lart. E ke fryrë shumë gomën.
Duma: Ju keni përballë palën kundër, kjo krijon debat. Nuk është e thënë që njerëzit të jenë në një mendje me ju. Kur dilni në publik nuk ka asnjë mëshirë, por ka diçka, taban fjale. Nuk ka mbylle gojën dhe gjëra si këto. Përballohet me argument e gjitha.
Top Channel
