E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 orë më parë
Politikë

Abilekaj: Nëse partitë e reja hyjnë në zgjedhje me Ramën, nuk janë më forca antisistem

Analisti Enton Abilekaj: Pjesëmarrja e partive të reja në zgjedhjet lokale i bën ato pjesë të sistemit

Analisti Enton Abilekaj ka deklaruar këtë të martë, në studion e “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në Vizion Plus, se pjesëmarrja e partive të reja në zgjedhjet lokale i bën ato pjesë të sistemit.

Sipas tij, partitë e reja që janë pjesë e protestës nuk duhet të hyjnë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, pasi fundi dihet.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Abilekaj: Këto që thua ti, është t’i thuash Ramës: “Dorëzo pushtetin, ti, se po vij ta marr unë”. Kur ka ndodhur që të kemi zgjedhje me Edi Ramën? Ne kemi një lëvizje më 31 maj që thotë: “Rama në burg, Berisha në burg”. Ata janë kundër sistemit.

Hera e fundit që ka pasur një lëvizje antisistem në Shqipëri ka qenë në vitin 1990. Zgjedhjet për pushtetin lokal, të futemi ne me Ramën kryeministër se mos marrim ndonjë këshilltar, janë zgjedhje të sistemit, klienteliste, banditeske, që i përdorin të gjitha partitë në Shqipëri.

Ne sot kemi një ndarje shumë të madhe. Një ndarje të partive kundër sistemit. Në momentin që partitë e reja do të shohin se zgjidhja për të rrëzuar Edi Ramën është brenda sistemit, në atë moment nuk ka më asnjë parti antisistem.

Hyrja e partive të reja në zgjedhje përjashton atë që po bëjnë në protestë. Nëse do të kishte një parti që vërtetë do të kishte dëshirën të bashkëpunonte me një forcë antisistem, siç është protesta, nuk do të hynte në zgjedhje.

Por brenda sistemit, të tjerët kanë mirazhin, por fitoren e ka përherë Edi Rama. Sepse Rama, duke pasur gjithë pushtetin në dorë dhe një avantazh të lehtë si parti e parë, i ka mjetet sot për të mbajtur pushtetin. Si do ta fitosh Tiranën?

Rakipi: Po ideja e Bushatit?

Abilekaj: Tani të futemi në zgjedhje dhe KÇK nga pakënaqësia për Ramën. Kjo dalja me një kandidat të opozitës është detyrim. Rama, nga zgjedhjet lokale të vitit 2023 deri në vitin 2025, tregon se ka humbur Tiranën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.