Nicklas Fullkrug zbulon: Ja se përse nuk funksionuan gjërat te Milani Mesfushori skocez Scott McTominay tregon se në muajin qershor, dy ditë përpara ndeshjes së parë të skuadrës së tij në Botërorin 2026 ndaj Haitit iu desh t’i nënshtrohej një trajtimi për të korrigjuar një aritmi kardiake.
Mesfushorit iu desh të merrte qetësues për t’i nënshtruar procedurës, por mori miratimin e mjekëve për të luajtur në atë ndeshje, e cila përfundoi me fitoren 1-0. Më pas, ai luajti gjithashtu 90 minuta të plota në ndeshjet kundër Marokut dhe Brazilit.
‘M’u desh t’i nënshtrohesha një goditjeje elektrike në zemër-tha futbollisti i Napolit në konferencën për shtyp, në prag të dy ndeshjeve të Skocisë në Nations League, kundër Maqedonisë së Veriutdhe Zvicrës-ishte 2 ditë para ndeshjes me Haitin-isha përgatitur me shumë përkushtim. Po kaloja një formë të shkëlqyer dhe, papritur, ndodh diçka e tillë. Pyet veten: ‘Pse po më ndodh pikërisht mua kjo gjë?’’- kujtoiMcTominay-Duhet të vazhdosh përpara. I tillë është futbolli: ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i pret. Isha në 100% të formës, por të qëndrosh në shtratin e një spitali dy ditë përpara ndeshjes së Kupës së Botës e madje të vënë edhe në gjumë për një ndërhyrje…nuk është momenti ideal apo jo?’.
Në fillim të shtatorit, McTominay iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël me ablacion kardiak për të korrigjuar një aritmi të lehtë dhe beninje. Për këtë arsye, ai mungoi në grumbullimin e fundit të kombëtares gjatë ndeshjeve ndërkombëtare.
‘Natyrisht, për mediat, por edhe për familjarët dhe miqtë që të kontaktojnë pasi shohin lajme për një problem me zemrën, situata duket shumë më serioze nga sa është në të vërtetë. Por, në fakt, bëhet fjalë për një ndërhyrje mjaft të thjeshtë, e cila shkoi jashtëzakonisht mirë në Mançester’-tha ai për të qetësuar të gjithë.
Mesfushori skocez që u kthye në fushën e lojës në 10 tetor(një muaj pas operacionit) me Napolin, siguron se është rikuperuar plotësisht.
‘Po, ndihem mirë, ndihem shumë, shumë më mirë se më përpara-shtoi ai-besoj se ishte diçka që duhej bërë. Në karrierë, ndonjëherë të dalin situata që të kapin pak në befasi’.
McTominay më pas nuk e fshehu lumturinë për kthimin e tij me kombëtaren skoceze.
‘Është gjëja më e rëndësishme e jetës sime-tha mesfushori-dhe gjithnjë do të jetë. Kam shumë dëshirë të kthehem, të tregoj sa vlej dhe të arrij në një nivel më të lartë. Për mua, gjithnjë bëhet fjalë që të kthehem më i fortë se kurrë. Nuk ka rëndësi sa mirë e luan një ndeshje; ajo që ka rëndësi është sfida e radhës, të japësh maksimumin, të rikuperohesh siç duhet, të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme dhe të flesh aq sa duhet gjatë gjithë karrierës”.
Skocia është në vendin e tretë në Grupin B1 të Nations League me 4 pikë pas 4 javësh, 3 më pak se Sllovenia dhe 8 më pak se Zvicra kryesuese
Top Channel