E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veilaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS? Abilekaj: Situatë groteske, zhbëri standardin e vendosur nga Tahiri

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, aktualisht i paraburgosur në burgun e Fierit, ka kërkuar që të jetë pjesë e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën e shtunë.

Për analistin Enton Abilekaj, kjo është një situatë groteske dhe jo serioze.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit, Abilekaj tha se Veliaj po zhbën standardin e vendosur nga Saimir Tahiri, i cili u dorëhoq nga të gjitha pozicionet ende pa pasur një akuzë nga drejtësia shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Rakipi: Veliaj kërkon të merret me hallet e partisë, duke çeduar në hallet e tij? Çfarë kërkon Veliaj me kërkesën?

Abilekaj: Është në rrugën e vet. Kjo është një nga lëvizjet që do të bëjë, edhe për të sfiduar Edi Ramën, edhe për të krijuar idenë brenda PS-së që, kur të ikë Rama, ky do të marrë partinë. Problemi këtu është ky: një njeri që është në burg, që ka disa akuza dhe po i shtohen akuza të tjera, ndërkohë që ne jemi përfshirë në debat politik. Ky është një rast i paprecedentë.

Kemi pasur raste, njësoj si Saimir Tahiri, kryetar i PS-së së Tiranës, i cili pati një akuzë në vitin 2017. Filloi gradualisht shkëputja dhe dorëheqjet vetë, deri sa çështja të mbyllej, pa pasur ende një akuzë nga drejtësia shqiptare. U krijua një standard që është në të gjitha vendet perëndimore.

Këtu kemi një rast ku SPAK akuzon, arreston, ka edhe çështje flagrance, ndërsa ai akoma nuk ka dhënë dorëheqjen as nga bashkia dhe as nga funksionet e partisë. Rama nuk e mbajti standardin për interesat e partisë, e prishi standardin.

Sot kemi një situatë groteske, ku ai thotë: “Dua të jem në Asamble”, ndërkohë që edhe avokati i tij, i cili është në një dosje tjetër, është anëtar i Asamblesë. Edhe Beqja mund të shkojë në Asamble. Të gjithë këta që janë në burg mund të kërkojnë të shkojnë në Asamble.

Standardi minimal në demokraci është që, nëse nuk vjen me dorëheqje, duhet të bëhet me vendime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.