Deklarata e fortë e gazetarit: Nëse Veliaj jep dorëheqjen, del nga burgu!
Gazetari Elvi Fundo ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen pse Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Fundo deklaroi se se dorëheqja e Veliajt nga drejtimi i bashkisë do t’i hapte rrugën për t’u kthyer në shtëpi.
Ai u shpreh se, sipas vendimit, kthimi i Veliajt në zyrë mund të krijojë rrezik për prishjen e provave.
“Veliaj kujton se është në bashki akoma, jo se është në burg. Ka pasur disa asamble më parë, pse nuk ka kërkuar ky të shkojë? Por do ta përdorë tani që do të shkojë në Strasburg. Nuk e kam kuptuar pse nuk ka dhënë dorëheqjen. Nëse Veliaj jep dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, ai mund të shkojë në shtëpi. Por Veliaj, mesa duket, ka zgjedhur të bëjë politikë. Thuhet qartë në vendim: po të shkojë në zyrë, prish provat”, tha Elvi Fundo.
/vizionplus.tv




