Nicklas Fullkrug zbulon: Ja se përse nuk funksionuan gjërat te Milani Një festim, një përkatësi te një grup futbollistësh të bashkuar nga besimi në Zot, polemikat e tifozëve…Në Gjermani është krijuar një çështje për mënyren sesi mesfushori Felix Nmecha festoi dy golat në fitoren e Borussia Dortmund ndaj Elversberg.
Ai kreu gjestin e vendosjes mbi kokë të një kurore të marrë nga koka e një personi tjetër – i ashtuquajturi “Kthimi i Mbretit” – siç u shprehën edhe tifozët e vetë klubit verdhezi ku aktivizohet Nmecha.
Futbollisti duket se është pjesë e grupit ‘Futbollistë në Zot’ i themeluar nga ish lojtari i Crystal Palace, John Bostock dhe që sipas një hetimi të fundit nga televizioni ARD kishte qëndrime homofobe dhe diskriminuese.
‘Qëndrim në kundërtshtim me vlerat e tolerancës dhe respektit kundrejt diversitetit të Borussias-deklaron shoqata e tifozëve të Borussia Dortmund ndërkohë që vjen edhe kundërpërgjigjja e ‘Ballers in God’: ‘Duam të tregojmë dashuri dhe respekt ndaj të gjithëve’. As saktësimi i vetë Nmecha nuk shërbeu për të shuar këto polemika: ‘Qëllimi nuk ishte të promovohej intoleranca, diskriminimi apo urrejtja e çdo lloj forme’-theksoi Nmecha
Top Channel