A i prish punë Veliaj, Ramës? Tela: Në këtë pozicion, JO. Abilekaj: Nëse mban Bashkinë deri në zgjedhje, PO
A mund t’i prishë punë Erion Veliaj PS-së dhe Edi Ramës në zgjedhjet lokale? Kjo ishte një tjetër pyetje që u bë temë diskutimi këtë të martë në studion e “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus të Ylli Rakipit.
Për analistin Andi Tela, në kushtet në të cilat ndodhet Erion Veliaj, kjo është e pamundur.
Por për Enton Abilekajn, mjafton që Veliaj të mbajë bashkinë deri në zgjedhje dhe do t’i prishte jo pak punë.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: A i prish dot punë Veliaj Edi Ramës?
Tela: Në atë pozicion që është, nuk mund t’i prishë punë Edi Ramës.
Dudushi: Ajo puna e makinave është OK. Jemi akoma në fillim për të parë ku janë forcat.
Abilekaj: Nëse Veliaj kontrollon bashkinë deri në zgjedhje, ai shkakton një dëm. Veliaj nuk duhet zeruar si faktor.
Hoxha: Një mijë halle që e kanë zënë kryeministrin janë edhe ata socialistët e Poliçanit. Ai bën dëm apo jo? Fakti që Veliaj përbën lajm dhe prapë merren me Veliajn.




