Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku, ku janë përfshirë dhjetëra automjete në të dyja anët e një segmenti autostrade të mbuluar nga mjegulla, në juglindje të Bullgarisë, të martën, ka raportuar agjencia e lajmeve BTA, duke cituar një guvernator rajonal.
Policia, zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancave kanë nxituar në vendngjarje. Pamjet e publikuara nga mediat lokale treguan vetura dhe kamionë të grumbulluar në të dyja anët e rrugës, shumë prej tyre të përmbysur ose të dalë jashtë rrugës.
Guvernatori i rajonit të Jambollit, Georgi Chalakov, i ka thënë agjencisë BTA se të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe se në aksident ishin përfshirë rreth 50 automjete.
Kryeinspektori Todor Mishinev, nga Drejtoria Rajonale e ministrisë së Punëve të Brendshme në Jamboll, i ka thënë televizionit Nova se disa persona kishin mbetur të bllokuar brenda automjeteve të tyre.
“Për momentin, përparësi kanë operacionet e shpëtimit. Pasi ato të përfundojnë, do të vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore”, ka thënë ai.
-
12 të vdekur në Hungari pasi një autobus del nga autostrada
-
Aksidenti mes dy automjeteve në autostradën Mazgit - Trudë, Policia interviston të dyshuarit
-
Përmbyset autobusi në Kroaci të paktën dy të vdekur
-
Përplasja e dytë me fatalitet mes trenave këtë vit në Spanjë
-
Të paktën 10 të vdekur nga përplasja e trenave në Spanjë