Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt mban sot mbledhje

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje mban sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite të mbledhjes është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm, si dhe çështje të tjera që lidhen me organizimin e punës së komisionit.

Në mbledhjen e së hënës, më 9 nëntor, kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit kishte përcjellë raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndërkaq, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, kritikoi qasjen e Zyrës së Kryeministrit, duke thënë se po tentohet të mbulohen të metat e institucioneve në mbrojtjen e Arlinda Zekajt.

Pas diskutimeve mes anëtarëve, mbledhja e së hënës vazhdoi me dyer të mbyllura për media.

Komisioni Hetimor Parlamentar është themeluar më 29 tetor nga Kuvendi i Kosovës dhe ka mandat maksimal prej gjashtë muajsh.

Ai do të hetojë veprimet dhe mosveprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, si dhe trajtimin institucional të dhunës në familje.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika