Komisioni Hetimor Parlamentar do të zhvillojë mbledhjen e radhës në orën 09:00. Ai po shqyrton veprimet dhe mosveprimet e institucioneve në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, si edhe trajtimin e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Anëtarët e komisionit pritet të vendosin në rend dite për përzgjedhjen e ekspertëve të jashtëm, të cilët do të ndihmojnë në punën hetimore.
Të lidhura
None found
Hetimi synon të përcaktojë përgjegjësitë institucionale për rastin e Arlinda Zekajt dhe të shqyrtojë mënyrën si janë trajtuar rastet e dhunës në familje ndaj grave dhe fëmijëve.
Një nga qëllimet e tij është të evidentojë veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.







