Piero Ausilio, ish-drejtori sportiv i Interit, foli në “Social Football Summit” në Torino për largimin nga klubi zikaltër pas shumë vitesh dhe të ardhmen e tij:
“Jam shumë mirë. Ishte një periudhë e rëndësishme, e gjatë dhe e veçantë, por edhe historitë e bukura kanë një fund. Mendoj se ishte momenti i duhur. Gjithmonë e kam imagjinuar largimin pas një fitoreje të madhe, një titulli kampion dhe një Kupe Italie. Interi i sotëm fitues kaloi edhe përmes momenteve të vështira që përjetuam”.
Për marrëdhënien me drejtuesit shtoi: “Me Marottën nuk kam pasur më rastin të flas, ndoshta është shumë i zënë. Me Dario Baccin flas dhe takohem rregullisht. Marrëdhëniet nuk zhduken papritur”.
Ausilio zbuloi edhe se Cesc Fabregas ishte një kandidat për stolin zikaltër, por theksoi se Cristian Chivu e dinte se ishte zgjedhja e klubit. Për të ardhmen, ai pranoi: “Premier League është një projekt joshës. Nëse do të më vinte një mundësi, do ta konsideroja seriozisht”.







