Sociale
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, asfiksohen dy punonjës
Një incident është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Qënas të Fierit, ku dy punonjës të një furre buke janë asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00. Sipas policisë dyshohet se gazi ka rrjedhur nga rubineti i bombulës së gazit në ambientet e furrës.
Si pasojë, janë asfiksuar dy punonjës, shtetasit me inicialet A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç. Ata janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




