VIDEO/ Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy persona përfundojnë në spital të asfiksuar

08:12, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rrjedhje gazi në një furrë buke në lagjen “Afrim i Ri” në Fier ka shkaktuar asfiksimin e dy kunetërve të cilët janë transportuar me urgjencë në spital, duke shmangur tragjedia.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit. Të asfiksuar kanë mbetur Janaq Kola, 62 vjeç, Ilir Hysi.Të dy prej janë kunetër, pasi njëri ka marrë motrën e tjetrit. Të dy janë dërguar në Spitalin Rajonal të Fierit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e rrjedhjes së gazit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në një furrë buke në fshatin Qënas, Fier, dyshohet se ka pasur rrjedhje gazi nga rubineti i bombulës së gazit.

Si pasojë, janë asfiksuar nga gazi shtetasit A. K., 62 vjeç dhe I. H., 55 vjeç, të dy punonjës në këtë furrë buke, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco