Dy persona, nënë e bijë, kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti rrugor në zonën e Dopajt, në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, të dyja janë jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ndodhi rreth orës 08:45 në rrugën që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit. Në ngjarje u përfshi një automjet, i cili pësoi dëmtime të pjesshme.
Të lidhura
None found
Shkaqet dhe rrethanat e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura. Autoritetet pritet të kryejnë hetimet për të sqaruar se si ndodhi aksidenti.







