Mbledhja e sotme e Komisionit hetimor parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, e parashikuar fillimisht për orën 09:00, do të zhvillohet në orën 12:00.
Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur shtyrjen, por nuk shpjegoi arsyen e këtij ndryshimi.
Të lidhura
None found
Ramadani njoftoi se anëtarët do të mblidhen sërish në mesditë, një orë para seancës, për të vijuar me pikat e rendit të ditës. Në agjendë përfshihet edhe zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.








