Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e mjeteve, gjobiten 37 protestues

11 Nëntor 2026 | 09:52

Policia e Tiranës ka bërë me dije këtë të mërkurë se ka vendosur 37 gjoba ndaj protestuesve gjatë dy ditëve të fundit.

Gjobat, sipas policisë, janë vendosur ndaj protestuesve pasi ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia shton se ata u gjobitën me vlerën 5 000 lekë.

“Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimeve të 2 ditëve të fundit, vendosen 37 masa administrative.

Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 37 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimeve të zhvilluar me datë 09.11.2026 dhe 10.11.2026, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për shtetas që kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit.

Për secilin prej këtyre shtetasve është vendosur masa administrative gjobë në vlerën 5 000 lekë”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përkeqësohet moti në Vlorë, pezullohet deri të shtunën lundrimi i mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit

Për shkak të përkeqësimit të kushteve hidrometeorologjike brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, Kapiteneria e Portit Detar Vlorë ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla...
09:42 | 11/11/2026

Aksident në aksin tuneli i Krrabës-Bradashesh, lëndohen nënë e bijë

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Elbasan. Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 në zonën e Dopajt në segmentin e autostradës...
09:33 | 11/11/2026

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Rrjedhje gazi është regjistruar në një furrë buke në fshatin Qënas në Fier. Policia ka dalë me një njoftim zyrtar teksa bën me dije se...
08:59 | 11/11/2026