Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Tunelit të Krrabës. Një 45-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesja e mjetit dhe djali i saj 18-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer.
Të dy të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet.
Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
