VLORË- Një konflikt banal për një vend parkimi ka përshkallëzuar në kërcënime me thikë në mes të rrugës në Vlorë, në një zonë të frekuentuar nga qytetarët.
Ngjarja është regjistruar pranë një shkolle, në një hapësirë ku në atë moment ndodheshin dhjetëra persona, kryesisht qytetarë që po kryenin pazaret.
Debati mes personave të përfshirë, i nisur për një vend parkimi, ka agravuar deri në përdorimin e një mjeti prerës. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, disa qytetarë kanë ndërhyrë për të ndarë palët, por njëri prej personave ka nxjerrë thikën, duke krijuar panik te të pranishmit.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të dokumentuar ngjarjen.







Komente
Komento