Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit, në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku është përfshirë një automjet, i cili ka pësuar dëmtime të pjesshme pasi shoferja .

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosura dy persona, nënë e bir. Fatmirësisht, të dy mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:15, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, shtetasja V. Z., 45 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 45-vjeçarja dhe djali i saj 18 vjeç, pasagjer në automjet.
Të dy të dëmtuarit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Top Channel