‘Elektricistët e OSHEE s’dinë të lidhin një qark, të patrajnuar’, Vata: Prokuroria t’i hetojë aksidentet

10:02, 11/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ligjvënësja demokrate në Qarkun Dibër, Denisa Vata ngriti shqetësimin për numrin e lartë të viktimave në sektorin energjitik dhe atë minerar, kryesisht në zonën elektorale që përfaqëson.

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vata tha se përpos humbjes së jetëve që është shqetësuese, problem mbetet gjithashtu edhe përsëritja e këtyre ngjarjeve.

Sipas deputetes së PD, një vit para zgjedhjeve parlamentare të 2025, ministrja e Energjisë në atë kohë, Belinda Balluku punësoi mbi 200 punonjës terreni të OSHEE, pa asnjë lloj informacioni mbi shkollimin dhe trajnimin e tyre.

Gjithashtu Vata pati edhe një thirrje për prokurorët që të hetojë aksidentet në punë në sektorin energjitik dhe atë minerar.

Në seksotrin e energjisë edhe në atë minerar, kemi patur së fundmi shumë viktima. Janë edhe minatorët, jo vetëm elektricistët. Problemi s’është sa njerz kanë humbur jetën, por pse përsëriten këto ngjarje. Çfarë bëjnë institucionet që paguhen për këtë gjë.

Në maj të 2024, një vit para zgjedhjeve zonja Balluku, ministre e Energjisë shpalli mbi 200 vende pune për elektricistë. Puna është se a janë trajnuar, a kanë shkollimin e duhur dhe mjetet profesionale.

Janë punësuar në sektorin energjitik njerëz që s’dinë të lidhin një qark elektrik, s’dinë të lidhin dy tela, jo rastësisht ndodhin këto gjëra.

Prokuroët duhet të hetojnë këto aksidente, të kërkojnë dosje më të gjërë të kualifikimit të punonjësve të OSHEE, nëse institucioni i ka përgatitur, a kanë mjete mbrojtëse, a janë trajnuar? OSHEE të japë të dhëna, mbi dosjet e tyre të kualifikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco