Në kuadër të stërvitjes ushtarake “Mburoja Ilire 26”, Forcat e Armatosura të Shqipërisë po zhvillojnë procesin e vlerësimit të grupit të operacioneve speciale tokësore, një kapacitet i deklaruar nga Shqipëria në NATO.

Përmes pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, ka bërë të ditur se procesi i vlerësimit po realizohet nga ekspertë shqiptarë të certifikuar nga Komanda e Forcave të Operacioneve Speciale të NATO-s.

Sipas Nufit ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.

"Stërvitja “Mburoja Ilire 26”

Në kuadër të stërvitjes “Mburoja Ilire 26”, po zhvillohet procesi i vlerësimit të "Special Operations Land Task Group" #SOLTG, një kapacitet i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, i deklaruar në #NATO.

Vlerësimi realizohet nga vlerësues shqiptarë të certifikuar nga #SOFCOM (NATO Special Operations Forces Command), duke dëshmuar nivelin e përgatitjes, profesionalizmin dhe ndërveprueshmërinë e këtij kapaciteti sipas standardeve të NATO-s. Ky proces përbën një hap të rëndësishëm në garantimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e angazhimeve të Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.- shkruan Nufi.