Pak muaj pas vdekjes, zhduken sende personale në vilën e këngëtarit Giorgos Mazonakis, peshqiri dhe tavëlli që ngritën dyshime Një aksident tragjik ka ndodhur në Kamboxhia, ku pesë vajza të mitura kanë humbur jetën pasi automjeti që po i transportonte drejt shkollës doli nga rruga dhe përfundoi në një pellg të thellë me ujë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës, 10 nëntor, në provincën Kandal, rreth 40 kilometra në veri të kryeqytetit Phnom Penh.
Sipas autoriteteve, në automjet ndodheshin 26 nxënëse, të moshave 12 deri në 14 vjeç, të cilat po udhëtonin drejt shkollës ndërkombëtare BELTEI. Sipas dëshmive paraprake, një motoçikletë ka kaluar papritur përpara automjetit që po lëvizte me shpejtësi. Shoferi ka frenuar fort dhe ka tentuar të shmangë përplasjen, por ka humbur kontrollin, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në pellgun pranë saj.
Automjeti u fundos pjesërisht në ujë, duke e bërë të vështirë daljen e nxënëseve, pavarësisht se ndodhej vetëm pak metra larg bregut.
Pas aksidentit, banorët e zonës nxituan për të ndihmuar nxënëset që kishin mbetur të bllokuara brenda automjetit. Disa prej tyre u nxorën nga uji dhe iu nënshtruan menjëherë manovrave të reanimimit kardiopulmonar. Megjithatë, pesë vajza nuk arritën të mbijetonin. Sipas policisë, ato humbën jetën si pasojë e mbytjes. Nga 26 nxënëset që ndodheshin në automjet, tre të tjera mbetën në gjendje kritike, ndërsa 18 pësuan lëndime të lehta.
Autoritetet kanë ndaluar shoferin 31-vjeçar për t’u marrë në pyetje lidhur me rrethanat e aksidentit. Sipas hetimeve paraprake, shpejtësia dhe manovra e kryer për të shmangur motoçikletën dyshohet se kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Ndërkohë, drejtuesi i shkollës BELTEI ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen për humbjen e pesë nxënëseve. Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë për aksidentin tragjik.
Top Channel