Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë, arrestohet i afërmi i tyre
Dy persona janë plagosur me armë zjarri në Gjakovë, ndërsa i dyshuari për rastin, i cili ka lidhje familjare me të plagosurit, është arrestuar nga policia.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 16:30.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të ditur se palët e përfshira në incident kanë lidhje familjare ndërmjet tyre, ndërsa motivi i ngjarjes ende nuk dihet.
Gjatë ndërhyrjes, policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në incident, 4 gëzhoja dhe 1 fishek.
Po ashtu, bashkëshortja e të dyshuarit ka dorëzuar në polici një armë gjuetie që ishte në pronësi të tij.
Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme për raportin e Komisionit Evropian
Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?
Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë
- 10:39 Manchester United në bisedime me Pochettino-n për zëvendësimin e Carrick
- 10:27 Përkeqësohet ndjeshëm gjendja shëndetësore e aktorit Bruce Willis, bashkëshortja e tij: Jemi në gjendje zie
- 10:24 Sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve, Irani hedh poshtë akuzat e Francës: Të pabaza
- 10:18 Debati për parkimin në Vlorë degradon në kërcënim me thikë, ndërhyn policia
- 10:06 Rinisin bisedimet SHBA-Ukrainë-Rusi në Abu Dhabi, mes mosmarrëveshjeve për çështjen e territorit
- 10:01 Deputetja e PS, Sara Mila paraqitet në SPAK (VIDEO)