“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
11/11/2026 10:45
Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë të thirret nga ky organ, do të paraqitet, teksa shtoi se u paraqit si person që ka dijeni.
“Ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Edhe në respekt të besimit të të gjithë qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Faleminderit, se po më presin qytetarët në Elbasan për festën e Çlirimit”, tha ajo duke u larguar pa iu përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjeve të gazetarëve.
Siç bëri me dije edhe gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, deputetja e qarkut të Elbasanit është marrë në hetim me dyshimin për korrupsion në zgjedhje.
Top Channel