Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, plagosen 45-vjeçarja dhe djali i saj 18-vjeçar



Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:15 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, pranë Tunelit të Krrabës.

Sipas njoftimit të Policisë, një 45-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe djali i saj 18-vjeçar, i cili udhëtonte si pasagjer.

Të dy janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.