Sara Mila ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është paraqitur në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për blerje votash përmes premtimit të ndihmës ekonomike.
Pas daljes nga SPAK, Mila ka deklaruar për mediat se ka dhënë dëshminë e saj, duke theksuar se është person në dijeni dhe se do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me organet e drejtësisë sa herë që do të jetë e nevojshme.
“Ky kalvar i gjatë hedhje balte do të përfundojë. Jam person në dijeni, kam dhënë dëshminë time.
Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji”, u shpreh Mila.
LEXO EDHE:
“Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për PS-në”, Sara Mila në SPAK (Dosja e plotë)












