E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deputetja e PS-së, Sara Mila del nga SPAK: Është hedhur shumë baltë mbi mua, ky kalvar do përfundojë

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje në kuadër të një çështjeje që po hetohet nga ky institucion.

Në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK, Mila deklaroi se ka dhënë dëshminë e saj, ndërsa theksoi se për shkak të sekretit hetimor nuk mund të japë detaje të mëtejshme.

Ajo u shpreh se paraqitja në organet e drejtësisë lidhet edhe me një përgjegjësi publike dhe politike, duke akuzuar kundërshtarët politikë se kanë hedhur baltë mbi të.

“Në organet e drejtësisë nuk vihet vetëm për ato që ju keni qejf t’i deklaroni, por vihet edhe për një përgjegjësi publike, një përgjegjësi politike. Shumë baltë është hedhur mbi mua nga aparatet e politikës së vjetër. Ky është një moment shumë i mirë për të treguar dinjitetin tim. Kështu që ka një sekret hetimor, jam person në dijeni. Kam dhënë dëshminë time, kam përshtypjen që ky kalvar i gjatë i hedhjes së baltës së politikës së vjetër do të përfundojë. Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë do të kenë nevojë për fjalën time, për dëshminë time dhe në respekt të besimit të qytetarëve të Elbasanit, do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme. Si një person që i beson ligjit.”, deklaroi deputetja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.