Deputetja socialiste, Sara Mila shmangu përgjigjen e drejtpërdrejt nëse ishte nën hetim nga prokuroria e posaçme për shit-blerje votash. Pasi doli nga organi i akuzës, ajo tha se është gati të paraqitet sa herë që do ta thërrasin, duke e konsideruar këtë edhe si përgjegjësi publike dhe politike.