Sekretari i Sindikatës së Punonjësve të Transportit, Gëzim Karanxha, ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave të sektorit të taksive, duke akuzuar për konkurrencë të pandershme dhe abuzime nga kompani të caktuara.
Ai pretendoi se drejtues të institucioneve kanë krijuar shoqëri taksish përmes të cilave pastrohen para, ndërsa kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve për të ndalur këto praktika.
Gjatë fjalës së tij, Karanxha u shpreh se shërbimi taksi po shkon drejt falimentimit dhe se kompanitë po abuzojnë me tarifat dhe mënyrën e punësimit, duke i paguar punonjësit me përqindje në vend të një orari të përcaktuar.
Ai paralajmëroi se dialogu ka përfunduar dhe se, nëse kërkesat nuk zbatohen, protestat do të përshkallëzohen me marshime dhe itinerare të ndryshme.
“‘Shërbimi taksi drejt falimentit nga konkurrenca e pandershme. Janë futur shoqëri nëpër institucione, ku drejtorët po pastrojnë para.
Në shqipëri është krijuar një shoqëri që abuzojnë përmes tarifave dhe kritereve të punësimit, duke parë gjendjen e tillë ne do përshkalëlzojnë lëvizjen.
Dialogu me ne ka përfunduar, këto kërkesa të futen në zbatim. Nëse duan institucionet të dialogojnë, do përshkallëzojmë shumë shpejt pa ndërprerje.
Do nisim protesta me intenerare. Sot ky shërbim po mban shtetin e jo familjen, dhe shoqëritë të plotësojnë kriteret. U thonë e ka me % dhe abuzojnë këto shqoëri, dhe shumica janë drejtora. Shyqyr që ‘na ka nxjerrë kryeministri shërbim taksi se dhe ky na ka mbetur.”, tha Karanxha.












