Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, gjatë një konferencë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, u pyet në lidhje me kërkesën e Erion Veliajt për pjesëmarrje në Asamblenë e PS-së.
Balla deklaroi se kryebashkiakun e Tiranës e ka mik, por shtoi se përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë.
Sipas tij, PS nuk del në mbrojtje të askujt, kur dikush përballet me drejtësinë.
Taulant Balla: Është pyetje që i duhet bërë Sekretarit të Përgjithshëm.
Unë mendoj që çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS-së janë çështje individuale. Asnjë forum në PS nuk është mburojë e askujt në përballjen me drejtësinë. Veliajn e kam mik, por përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë.
PS ka qenë, është dhe ngelet kundër masës së paraburgimit, kur një person është vetëm në fazën e hetimeve e kur akuzat ndaj tij s’janë provuar.
