E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Veliaj kërkoi leje për të marr pjesë në Asamblenë e PS, Balla: Me drejtësinë të përballet vet, mos përfshijë trëndafilin e PS

Përmes një shkrese, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi nga SPAK leje për të marrë pjesë në Asamblenë e PS që do të mbahet ditën e shtunë.

Letra iu drejtua prokurorit të çështjes dhe sekretarit të përgjithshëm të PS Blendi Klosi. në kërkesën e tij, Veliaj kërkonte pjesmarrjen fizike në këtë mbledhje, por në rast se kjo gjë ishte e pamundur, ai kërkonte që prania e tij të ishte online.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla u pyet nga gazetarët për këtë .

Balla tha se çdo përfaqësues i PS në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vet dhe të mos përfshijë partinë.

“Çështjet e çdo përfaqësuesi të zgjedhur të PS me drejtësinë janë individuale. As asambleja socialiste as organizata nuk është mburojë e askujt. Erion Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë ta bëj vetë, mos përfshijë trëndafilin e PS”, tha Balla.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.