Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, mollë sherri një vend parkimi Dy shtetas të shpallur në kërkim janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, gjatë kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje dhe dalje të territorit shqiptar.
Në pranga ka rënë një shtetas turk, 31 vjeç, i identifikuar Enes Uguz, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara, me qëllim ekstradimin drejt Turqisë.
Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata Penale e Shkallës së Parë nr. 2 në Gebze kishte lëshuar urdhër arresti më 31 korrik 2026, për veprën penale të mashtrimit të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë tregtare.
Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet turke, po kryen procedurat për ekstradimin e tij drejt Turqisë.
Kapet edhe një i dënuar me 3 vite e 4 muaj burg
Gjithashtu, në hyrje të Republikës së Shqipërisë është kapur shtetasi Edison Vukaj, 27 vjeç, i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 3 qershor 2025, me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Dy shtetasit janë kapur si rezultat i kontrolleve të Policisë Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
Materialet procedurale për rastet i janë referuar autoriteteve kompetente për veprime të mëtejshme.
Top Channel