Shoferi i autobusit me nxënës tenton të shmangë përplasjen me motorin dhe bie në liqen, humbin jetën pesë vajza Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Karolinën e Jugut në SHBA, ku një foshnjë vetëm 11 muajshe është gjetur e gjallë pasi dyshohet se ishte groposur nga babai i tij brenda një kafazi qeni.
Vogëlushi, i identifikuar si Koah Sharpe, u gjet të martën pasdite, më 10 nëntor, pas më shumë se 24 orësh kërkimesh intensive. Sipas autoriteteve, ai kishte qëndruar për rreth një ditë nën dhe, brenda një kafazi të mbështjellë me një peshqir.
Ishte pikërisht peshqiri që, sipas sherifit të qarkut Lexington, Jay Koon, mund të ketë krijuar një hapësirë ajri, duke i mundësuar foshnjës të mbijetonte.
“E gjetëm të voglin Koah, 11 muajsh, të groposur të gjallë, duke luftuar për jetën dhe duke qarë. Ishte tingulli më i bukur që mund të dëgjonim”, deklaroi sherifi gjatë një konference për mediat.
Sipas hetimeve, vogëlushi ndodhej nën kujdesin e gjyshes së tij, Patricia Comer, kur babai, 25-vjeçari Michael Comer, mbërriti në banesë të hënën. Gjyshja ia la fëmijën në kujdes të të birit për të kryer një punë, ndërsa pritej të mbërrinte një person tjetër që do të kujdesej për foshnjën.
Por, kur kujdestari mbërriti, as babai dhe as fëmija nuk ndodheshin më aty. Familjarët njoftuan policinë për zhdukjen e vogëlushit dhe autoritetet nisën kërkimet në disa zona të qarkut Lexington.
Michael Comer u lokalizua të hënën në mbrëmje, në një ndërtesë ndihmëse në zonën e Batesburg-Leesville. Ai u arrestua fillimisht për akuza që lidhen me vjedhjen me thyerje dhe rezistencën ndaj arrestimit.
Megjithatë, foshnja nuk ndodhej me të dhe autoritetet vijuan kërkimet gjatë gjithë natës dhe ditës së martë. Rreth 100 efektivë dhe pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit u angazhuan në operacion. Momenti vendimtar erdhi kur grupet e kërkimit kontrolluan një zonë pyjore, rreth 45 metra larg banesës së babait të Michael Comer.
Aty vunë re dhe të trazuar së fundmi. Kur nisën të kontrollonin dheun, dëgjuan të qarat e foshnjës. Menjëherë nisën gërmimet dhe vogëlushi u nxor nga kafazi, duke u transportuar me urgjencë në spital. Sipas sherifit, ai kishte qëndruar i groposur rreth 24 orë.
Hetuesit po përpiqen të zbardhin motivet e ngjarjes. Nëna e foshnjës dhe Michael Comer nuk ishin më në një marrëdhënie, ndërsa familjarët kanë ngritur dyshime se xhelozia mund të ketë luajtur rol në ngjarje. Gjyshja e fëmijës ka deklaruar gjithashtu se ishte e shqetësuar për gjendjen e shëndetit mendor të të birit. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se po bashkëpunojnë me prokurorinë për të përcaktuar akuzat e tjera që mund të ngrihen ndaj 25-vjeçarit. Koah po merr trajtim në spital, ndërsa autoritetet shpresojnë që ai të rikuperohet plotësisht.
Top Channel