NBA/ Boston mposht Filadelfian dhe i merr kreun e Konferencës së Lindjes
Mbrëmjen mes të mërkurës dhe të enjtes u ndeshën dy skuadrat më të mira të Konferencës së Lindjes. Në këtë duel Celtics dominuan 76-ers në transfertë duke treguar se edhe skuadra nga Bostoni është mjaft kompetitive edhe pse gjatë verës humbi një element si Jaylen Brown, i cili ishte protagonist i një episodi delikat në fillim e ndeshjes kur thuajse injoroi plotësisht ish-shokun e tij të ekipit, Tatum, i cili shkoi për ta përshëndetur.
Sa i përket kronikës një “ish” si Paul George dominoi skenën falë 36 pikëve të shënuara ndërsa një tjetër “ish” si Jaylen Brown mbylli darkën me 13 pikë dhe shumë faulle, të cilat e detyruan që të tërhiqej prej shumë dueleve.
Në takimet e tjera duhet thënë se seria prej katër fitoreve radhazi e OKC u ndal në Portland ku fituan Blazers. Me fitoren mbrëmjen e mbyllën edhe skuadra si Neë York, Phoenix, Miami dhe Orlando. A.V.
Rezultatet
NEW YORK KNICKS-MILWAUKEE BUCKS 117-85
PHILADELPHIA 76ERS-BOSTON CELTICS 101-123
PHOENIX SUNS-LA CLIPPERS 133-110
UTAH JAZZ-MIAMI HEAT 109-115
SACRAMENTO KINGS-ORLANDO MAGIC 100-107
PORTLAND TRAIL BLAZERS-OKLAHOMA CITY THUNDER 123-103
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



